Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.
“Njoftoj sot se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore iraniane”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.
Trump premtoi gjithashtu se do të ketë pasoja të rënda për Iranin nëse pajiset me bombën bërthamore, duke theksuar se ka provat që Irani ka gënjyer në lidhje me marrëveshjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump: Do ta godasim përsëri fort Iranin sonte
-
Trump: S’do të kishte bisedime nëse Irani s’do të pajtohej për inspektime bërthamore
-
Trump: Irani s’do të ketë më kurrë armë bërthamore
-
A do të jetë marrëveshja e Trumpit me Iranin më e mirë se ajo e Obamës?
-
Trump: Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer ose s’do të jetë fare