Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të martën, edhe zyrtarisht ka konfirmuar se po shqyrton pjesëmarrjen e vet në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe ka bërë thirrje për reforma të kësaj trupe, në mënyrë që të eliminojë “paragjykimet e saja kronike anti-izraelite”, transmeton KP.
“SHBA me kujdes po përcjell punën e Këshillit dhe po shqyrton pjesëmarrjen e vet në të. Jemi të mendimit se në disa fusha duhet shtuar dukshëm punën e saj”, deklaroi ambasadorja e SHBA-së pranë OKB-së, Nikki Haley në fjalimin e saj në forumin në Gjenevë, raporton Reuters.
Artikuj të ngjashëm
-
Blinkeni synon kthimin e SHBA-së në trupin e OKB-së për të drejta të njeriut
-
Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-së në OKB
-
SHBA largohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut
-
Për shkak të Izraelit, SHBA-ja mund të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
-
SHBA-ja po planifikon takimin e parë të Bordit të Paqes teksa mbetet i paqartë mandati i tij