Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë tërhequr nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, duke e quajtur atë një “pellg për anësi politike”, që ka në shenjë vetëm Izraelin në veçanti, kurse injoron mizoritë në vendet e tjera.
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka thënë se ky institucion me bazë në Gjenevë, është tallje për të drejtat e njeriut. I formuar në vitin 2006, ky këshill është kritikuar se ka lejuar që anëtarë të bëhen shtete me të dhëna shqetësuese për respektimin e të drejtave të njeriut, raporton BBC, përcjell KsP.
Haley bëri të ditur këtë vendim në një konferencë të përbashkët me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, i cili e quajti këshillin “mbrojtës të dobët të të drejtave të njeriut”.
Sekretari gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, përmes një njoftimi i është përgjigjur largimit të SHBA-së, duke thënë që do të preferonte më shumë që Amerika te qëndronte në këshill.
-
Tensione në OKB, SHBA-ja lëshon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit gjatë fjalës së Francës
-
Për shkak të Izraelit, SHBA-ja mund të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
-
Delegatët e OKB-së largohen nga salla gjatë fjalimit të Netanyahut
-
SHBA-ja ia bllokon pjesëmarrjen në sesionin e OKB-së liderit palestinez
-
SHBA-ja e zhgënjyer që delegacioni izraelit anuloi vizitën në Washington