Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, propozoi zvogëlim të ndjeshëm të numrit të refugjatëve që do të lejohen në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se numri i tyre do të jetë 30,000, pavarësisht thirrjeve të grupeve humanitare se edhe kufizimi në 45,000 gjatë vitit 2018 ka qenë i ulët.
Administrata Trump është shprehur vazhdimisht kundër pranimit të refugjatëve dhe migrantëve të tjerë.
"Politika e përmirësuar e kësaj administrate për refugjatët i shërben interesit kombëtar të SHBA-së dhe zgjeron kapacitetin tonë për t'iu ndihmuar atyre në nevojë në gjithë botën", tha përmes një deklarate Pompeo.
Për krahasim, administrata e paraardhësit të Trumpit, Barack Obama, ka lejuar 85,000 refugjatë në vitin e fundit të tij në detyrë.
-
NYT: Trumpi synon t’i favorizojë refugjatët e bardhë
-
SHBA ashpërson kriteret për hyrjen e refugjatëve
-
SHBA-ja rihap dyert për refugjatët, me përjashtim të 11 shteteve
-
SHBA-ja po përgatit anulimin më të madh masiv të vizave në histori, prek deri në 200,000 të huaj
-
SHBA-ja anuloi 175 mijë viza gjatë administratës së Trumpit