SHBA-ja do të pranojë sërish refugjatë pas katër muajsh pezullim, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, me përjashtim të atyre që vijnë nga 11 vendet me rrezikshmëri të lartë.
Ky ndalim i përkohshëm ka qenë objekt i një sage të gjatë juridike që prej shpalljes nga Donald Trump kur hyri në Shtëpinë e Bardhë në janar, të një deikret që vazhdon të shkaktojë polemika.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Supreme kishte lejuar përfundimisht në qershor aplikimin e pjesshëm të dekretit, që pritet t’i lërë kohë përgjegjësve të shërbimeve migratore amerikane që të rishikojnë procedurat dhe metodat e verifikimit të udhëtimeve të mëparshme.
Presidenti demokrat Barack Obama kishte fiksuar limitin në 110 000 refugjatë për vitin fiskal 2017 që përfundoi më 30 shtator.
Me të ardhur në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump kishte ulur këtë nivel në 53 000 duke u përpjekur që të pezullojë krejtësisht programin. Për vitin 2018, Trump e ka ulur edhe më shumë këtë numër në 45 000 refugjatë.
Nga ana tjetër përgjegjësit e administratës Trump kanë refuzuar që të përmendin 11 vendet që vazhdojnë të jenë të përjashtuar por janë bazuar në një listë që daton në vitin 2015, në kohën e Barack Obama, ku përcaktohje se qytetarët e këtyre vendeve duhet të ishin objekt i një kontrolli më të thellë.