Uashington, 30 qershor – Autoritetet amerikane filluan zbatimin pjesërisht të ligjit të presidentit, Donald Trump për ndalimin e udhëtarëve nga gjashtë vendet me shumicë myslimane, dje në mbrëmje, pasi Gjykata Supreme lejoi që disa prej urdhrave të lëshuar nga pushteti ekzekutiv të hynin në fuqi.
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit njoftoi se ligji do të zbatohej sot në zyrat konsullore të SHBA-së në orën 20:00, në Uashington.
Të hënën, nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë të SHBA-së në Uashington thanë se do të zhvillonin një seancë gjyqësore në tetor, ku do të diskutonin mbi vendimet e pamiratuara nga gjykatat më të ulëta të cilat synojnë bllokimin e urdhërit të lëshuar nga presidenti Trump, në mars.
Gjykata lejoi qeverinë federale të zbatonte urdhër-ndalimin prej 90 ditësh të lëshimit të vizave për individët nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Miratimet e reja për pranimet e refugjatëve nga të gjitha vendet do të pezullohen për 120 ditë.
-
Urdhri i ndalim-udhëtimit, fitore për politikat e Trumpit
-
Vendimi për ndalimin e udhëtimit në SHBA hyn në fuqi më 29 qershor
-
SHBA-ja mund të ndalojë hyrjen edhe për qytetarët e 36 vendeve të tjera
-
Hyn në fuqi ndalesa për hyrjen në SHBA të qytetarëve të 12 vendeve
-
Çka dihet deri më tani për ndalimin e udhëtimit në SHBA për qytetarët e 12 shteteve