Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq ndodhet nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nuk e duan Aleksandar Vulinin ministër të Mbrojtjes të Serbisë, shkruan “Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Sipas “burimeve” të “Novostit” Vulin është halë në sy të SHBA për shkak të retorikës ndaj shqiptarëve e kroatëve si dhe për shkak të lidhjeve të mira që ka me Moskën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, sipas kësaj gazete, Vuçiq ka vendosur të mos lëshoj pe ndaj presioneve amerikane dhe Vulinit do t’ia besojë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan ajo.