Të paktën 11 persona janë plagosur kur një automjet u fut mbi bendin që luante në një qytet në shtetin amerikan Alabama.
Tre persona janë në gjendje kritike, transmeton Koha.net.
Incidenti ndodhi derisa bendi në marsh po luante në paradën Mardi grass në Golf Shore e parada në atë moment u ndërpre dhe u anulua.
"Beni i tinejxherëve ecte rrugës ku po mbahej parada kur anëtarët e tij nga pas shpina u goditën nga automjeti, i cili po ashtu merrte pjesë në paradë”, kanë thënë zyrtarët.
Dëshmitarët thanë për medie se dëgjuan krismat dhe panë kamionçinën duke fluturuar në grupin e shkollarëve të mesëm.
Artikuj të ngjashëm
-
13 të lënduar në një festë në New York
-
SHBA, 5 të lënduar nga të shtënat me armë gjatë paradës së Mardi Gras
-
Pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar pasi një makinë u përplas në një paradë në Wisconsin të SHBA-së
-
Sulm i armatosur në një stadium në SHBA, 10 të plagosur
-
Shoferi i dehur godet 28 persona gjatë një parade në New Orleans