Pesë persona u qëlluan, duke përfshirë një vajzë të re, gjatë paradës “Krewe of Bacchus” në New Orleans, sipas Departamentit të Policisë së New Orleans. Mediat kanë raportuar se përveç vajzës, viktimat ishin një grua dhe tre burra, të cilët u transportuan të gjithë në spital.
Një nga viktimat është në gjendje kritike. Policia ka njoftuar se një person është ndaluar në vendngjarje lidhur me të shtënat.
Dy armë u gjetën, kanë bërë të ditur autoritetet policore duke shtuar se nuk është e sigurt nëse ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut
-
Të paktën 3 të vdekur dhe 14 të plagosur nga të shtënat në New Mexico
-
Dhjetë të plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate në New York