Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë rënë dakord sot për të koordinuar nga afër të gjitha veprimet për Korenë e Veriut, pas ngritjes së tensioneve në Gadishullin Korean.
“Kemi rënë dakord se do të koordinojmë të gjitha veprimet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike lidhur me Korenë e Veriut”, tha përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve, Joseph Yun, pas takimit me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugor.
“Ne do të paralajmërojmë Korenë e Veriut të ndalë provokimet e mëtejshme strategjike si edhe do të ndërmarrim veprime të forta ndëshkuese, në rast se Veriu vazhdon planin me vendosmëri, pavarësisht paralajmërimit”, tha përfaqësuesi i posaçëm i Koresë për Paqen në Gadishullin Korean dhe Çështjet e Sigurisë, Kim Hong Kyun.
-
Kim Jong Un zotohet për zhvillim të mëtejshëm të forcave bërthamore
-
SHBA-ja s’pret që Rusia e Kina të bashkëpunojnë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
-
Akuza të rënda nga Lavrovi për SHBA-në, Japoninë e Korenë e Jugut
-
Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut pajtohen për forcim të marrëdhënieve
-
SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut e dënojnë armatosjen e Rusisë nga Koreja e Veriut