Presidenti Joe Biden, ka bërë të ditur të enjten se SHBA-ja ka ndaluar ankorimin e anijeve ruse apo të lidhura me Rusinë, në portet e saj, si një lëvizje për ta rritur presionin ndaj presidentit Vladimir Putin, për shkak të luftës në Ukrainë.
"Asnjë anije që lundron me flamurin rus, ose që është në pronësi ruse, nuk do të jetë në gjendje të ankorohet në ndonjë port të SHBA-së ose të hyjë në brigjet tona. Asnjë”, ka thënë Bideni, raporton BBC-ja.
SHBA-ja dhe shumica e vendeve të Evropës kanë vendosur deri tani një mori sanksionesh ndaj Rusisë, presidentit të saj, Vladimir Putin dhe njerëzve të lidhur me pushtetin në Moskë.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë gjigante ruse të naftës: Moska ta pranojë armëpushimin
-
Bideni godet Putinin, vendos mbi 500 sanksione të reja kundër Rusisë
-
Biden: Veprimet e Rusisë nuk kanë legjitimitet
-
Shtetet e G7 do t’i ndalojnë importet e arit rus
-
Thesari ua ndalon amerikanëve që të blejnë aksione dhe obligacione ruse