Britania e Madhe, SHBA-ja, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus në tentim për të goditur aftësinë e Moskës që ta financojë luftën në Ukrainë, ka njoftuar BBC.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se kjo lëvizje do ta godasë në zemër makinerinë e luftës së presidentit rus Vladimir Putin.
Shtetet e G7 janë takuar të dielën në Gjermani.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se edhe shtetet tjera të G7, si Gjermania, Franca e Italia, do t’i bashkohen kësaj ndalese.
“Së bashku, G7 do të njoftojë se do të ndalojë importin e arit rus, që është një prej eksporteve të mëdha të Rusisë në vlerë miliarda dollarë”, ka shkruar Biden në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja dhe Britania ndalojnë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia
-
Pas SHBA-së, edhe Britania planifikon të ndalojë importin e naftës ruse
-
Mosmarrëveshje mes SHBA-së dhe vendeve të tjera të G7-s për deklaratën për Ukrainën
-
G7-a zotohet për kosto të rënda ndaj Rusisë
-
Shtetet e G7-s të palëkundura në përkrahjen për Ukrainën