Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është i sigurt se kundërshtimet e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të tejkalohen shpejt, me mundësi në kohën e samitit të liderëve të aleancës në fund të muajit të ardhshëm, raportoi AP të shtunën.
Blinken tha se SHBA-ja nuk ka arsye të besojë se shqetësimet e Turqisë nuk mund të adresohen.
Komentet e tij erdhën pasi top diplomati turk tha e Finlanda dhe Suedia duhet të marrin “hapa konkretë” para se Ankaraja të mund ta mbështesë anëtarësimin e tyre.
“Shtetet e Bashkuara i mbështesin plotësisht Finlandën dhe Suedinë në anëtarësimin në aleancë dhe vazhdoj të besoj se të dyja shpejt do të jenë anëtarë të NATO-s”, tha ai.
Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, i cili takoi Blinkenin, tha se vendi i tij dhe Suedia kanë mbajtur “negociata të mira” me turqët për shqetësimet e tyre dhe se diskutimet do të vazhdojnë drejt zgjidhjes së tyre para samitit të NATO-s në Madrid në fund të qershorit.
Suedia dhe Finlanda dorëzuan aplikimet zyrtare për të hyrë në NATO, javën e kaluar.
-
NATO-ja pret që Turqia të mos pengojë anëtarësimet e Finlandës dhe Suedisë
-
Suedia merr mesazhin e qartë për NATO-n nga Turqia, ratifikimi “brenda javësh”
-
Gjermania e bindur se Suedia do t’i bashkohet NATO-s
-
SHBA-ja shpreson që Turqia do ta lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO para korrikut
-
Erdogani jep shenja se Turqia do ta shtyjë përpara anëtarësimin e Finlandës në NATO