Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka thënë të mërkurën se do të krijojë njësinë speciale për të ndihmuar në përforcimin e sanksioneve kundër zyrtarëve qeveritarë dhe oligarkëve rusë, duke shënjestruar jahtet e tyre, avionët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera, raporton CNN.
Task-forca e re është pjesë e përpjekjes nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe aleatët tjera që ta ndëshkojnë Rusinë dhe Bjellorusinë për pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës, duke përdorur ndalimin e eksportit dhe sanksione të tjera financiare.
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka thënë se task-forca do të përfshijë prokurorë dhe agjentë federalë e ekspertë në shpëlarjen e parave, zbatimin e taksave dhe hetimet e sigurisë kombëtare, përfshirë ata nga FBI-ja.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë para Kongresit amerikan se do të ketë masa ndaj oligarkëve rusë e liderëve të korruptuar.
-
G7-a zotohet për “mbështetje të palëkundur për Ukrainën”
-
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja
-
Britania dërgon ushtrinë për të penguar nëndetëset ruse nga ujërat e saj
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
SHBA-ja heq përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse