Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione ndaj shtatë zyrtarëve qeveritarë rusë dhe 13 ndërmarrjeve ruse dhe evropiane për helmimin e liderit opozitar Alexei Navalnyt.
Ato shënjestrojnë një numër të zyrtarëve qeveritarë rusë dhe po koordinohen me BE-në, kanë thënë zyrtarë amerikanë, duke shtuar se masa të tjera do të merren në javët në vijim.
Ata thanë se inteligjenca e SHBA-së ka konkluduar se qeveria ruse është prapa sulmit ndaj Navalnyt, vitin e kaluar, shkruan The Guardian.
Moska mohon përfshirjen në helmimin e tij dhe konteston konkludimet e ekspertëve se agjenti nervor Novichok është përdorur për helmimin e tij.
Navalny ishte helmuar gjatë një udhëtimi në Siberi gushtin e kaluar. Ai ishte dërguar në Gjermani për shërim dhe në janar ishte kthyer në Rusi, ku menjëherë edhe ishte arrestuar.
-
SHBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e Navalnyt
-
Në shkëputje nga shtegu i Trumpit, SHBA-ja e godet Rusinë me sanksione
-
Britania sanksionon 7 shtetas rusë nën dyshimin për helmim të Alexei Navalnyt
-
G7 kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt
-
BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë lirimin e kritikut të Putinit