Departamenti amerikan i Thesarit i ka vënë sanksione grupit të trafikimit të armëve të lidhur me Shtetin Islamik në Somali dhe atë të al-Qaidas, al-Shabab, i cili akuzohet për kryerje të veprimeve terroriste kundër civilëve.
Vendimi për të ngrirë dhe bllokuar çdo transaksion potencial me grupet në SHBA vjen pas dy bombardimeve në kryeqytetin e Somalisë të dielën që la të vrarë 120 persona, raportoi AP.
Al-Shabab i cili zakonisht ka cak kryeqytetin somalez, Mogadishu, dhe kontrollon pjesë të mëdha të vendit, mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se caku ishte Ministria e Edukimit.
Këto janë sanksionet e para të departamentit për grupin e lidhur me Shtetin Islamik.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Nacionale i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të martën se sanksionet kishin për qëllim të thellonin përkushtimin e administratës për t’i ndihmuar Somalisë në luftën kundër terrorizmit.
-
SHBA-ja vazhdon sulmet ndaj Iranit
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
“Lidhja me organizatat terroriste” - arsyeja që arbitri nuk u lejua në SHBA
-
Grupe të armatosura nisin sulme të koordinuara në të gjithë Malin
-
Kuba thotë se grupi në motoskafin që u qëllua, planifikonte “infiltrim të armatosur”