Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja rrëzon një “objekt të paidentifikuar” në qiellin e Alaskës

Një “objektiv i paidentifikuar” është rrëzuar në qiellin e Alaskës nga ushtria, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhe të premten.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe, John Kirby, ka thënë se objekti ishte “madhësia e një veture të vogël” dhe ishte mbi një zonë ku nuk kishte shumë njerëz në atë kohë.

Presidenti Joe Biden mori vendimin për të rrëzuar objektin, i cili ishte me origjinë të panjohur, ka thënë Kirby.

Kjo vjen pasi SHBA-ja rrëzoi një balonë kineze mbi ujërat e saj territoriale të shtunën e kaluar.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Kirby shpjegoi se objekti mbi Alaskë po udhëtonte 12 km/h dhe mund të kishte paraqitur një kërcënim për avionët civilë.

Kirby ka thënë se objekti ishte “shumë, shumë më i vogël” sesa balona e rrëzuar javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

Edhe Amerika shpenzoi 440 mijë dollarë për ta rrëzuar balonën që mund të kushtojë 12 dollarë Botë Amerika shpenzoi 440 mijë dollarë për ta rrëzuar balonën që mund të kushtojë 12 dollarë

Ai shtoi se fusha e saj e mbeturinave ishte "shumë, shumë më e vogël" sesa balona e rrëzuar javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

Ka thënë se zyrtarët e inteligjencës amerikane ranë në dijeni të objektit të enjten në mbrëmje.