Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një vizitë në Kazakistan dhe Uzbekistan të martën, si pjesë e një përpjekjeje për të thelluar angazhimin e SHBA-së me vendet e Azisë Qendrore, teksa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon, raportoi “Euronews”.
Pas mbërritjes në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, kryediplomati i Uashingtonit ka thënë se asnjë vend nuk mund të injorojë kërcënimet e paraqitura nga agresioni rus, jo vetëm ndaj territorit të tyre, por ndaj rendit të bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe ekonomisë globale.
"Kam riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kazakistanin, si të gjitha kombet, për të përcaktuar lirshëm të ardhmen e tij", ka thënë Blinkeni pas një takimi me ministrat e jashtëm të të ashtuquajturit grupi C5+1, i përbërë nga SHBA-ja, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.
Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Mukhtar Tileuberd, falënderoi homologun e tij amerikan për angazhimin për lirinë e vendit të tij, por sinjalizoi se Kazakistani nuk ka gjasa të miratojë një pozicion pro-rus apo pro-perëndimor, por do të vazhdojë të veprojë në interesin e tij kombëtar duke pasur parasysh situatën komplekse ndërkombëtare.
Tileuberdi ka shtuar se derisa Kazakistani ka lidhje shumë të ngushta dhe historike me Rusinë dhe Ukrainën, nuk do të lejojë që territori i tij të përdoret për ndonjë agresion rus ose evazion sanksionesh.
Ai tha gjithashtu se edhe pse Kazakistani ndan kufirin tokësor më të gjatë në botë me Rusinë, ai nuk sheh ndonjë kërcënim nga Moska.
-
Blinkeni do t’i vizitojë dy ish-republika sovjetike javën e ardhshme
-
Bideni do të ndajë ndihma për Ukrainën që ajo të luftojë edhe vitin tjetër, thotë Blinken
-
Blinkeni takohet me shefin e NATO-s për bisedime rreth Ukrainës
-
Blinkeni niset në Evropë për bisedimet rreth Ukrainës para rikthimit të Trumpit
-
Blinken: Ka shqetësime në Azi për përhapjen e konfliktit të Lindjes së Mesme