Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja po përgatitet për stërvitje masive në kushte dimërore

Ushtarët amerikanë po përgatiten për një stërvitje masive në kushte të dimrit, ka njoftuar NATO-ja të martën, duke bërë të ditur se stërvitja është emërtuar “Nordic Response 24”.

Mediumi nga Sarajeva, Klix, ka shkruar se është paralajmëruar që do të stërviten mbi 20 mijë ushtarë, e prej tyre 10 mijë do të jenë në tokë.

“Marinsat amerikanë po kryejnë stërvitje në mot të ftohtë si përgatitje për një stërvitje me aleatët në Norvegji. Stërvitja ‘NordicResponde24’, që do të zhvillohet në mars, është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO- në dekada, që përfshin 31 shtete anëtare të NATO-s dhe Suedinë”, ka njoftuar NATO-ja.

Pjesëmarrësit janë nga 14 shtete, por numri i pjesëmarrësve mund të ndryshojë deri në mars.

Pjesa qendrore e stërvitjes do të zhvillohet në pjesët veriore të Norvegjisë, Finlandës dhe Suedisë, si dhe në zonat ajrore e detare.

Mbi 50 nëndetëse, aeroplanmbajtëse dhe anije të ndryshme do të jenë aktive në zonat detare.

Artikuj të ngjashëm