Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja planifikon të tërhiqet nga marrëveshja për armatim, Putini kërkon shpjegime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të kërkojë nga John Boltoni shpjegime se pse Uashingtoni ka në plan të tërhiqet nga marrëveshja për kontrollin e armëve.

Putin do të kërkojë një shpjegim kur në Moskë javën e ardhshme do të takohet me këshilltarin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, transmeton Reuters duke cituar një deklaratë nga ana e zëdhënësit të Kremlinit Dmitri Peskov për Ria Novosti.

Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev, i cili në vitin 1987 së bashku me presidentin amerikan Ronald Reagan, nënshkroi marrëveshjen mbi forcat bërthamore të rangut të mesëm, e quajti sot të gabuar planin e kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja.

Interfax raporton se Gorbachev tha se "në asnjë rrethanë nuk duhet prishur marrëveshjet e vjetra mbi çarmatimin".

“A e kuptojnë ata në Uashington me të vërtetë se ku mund të çojë kjo? Tërheqja nga marrëveshja për armët bërthamore të rangut të mesën është gabim”, tha ai.

Edhe Putini i ofron Trumpit zgjatjen e marrëveshjes për kontrollin e armëve bërthamore Botë Putini i ofron Trumpit zgjatjen e marrëveshjes për kontrollin e armëve bërthamore

Trump të shtunën tha se do të tërhiqet nga kjo marrëveshje për shkak se Rusia, siç tha ai, "për vite me radhë", po e shkel atë dhe për shkak se dokumenti pengon SHBA-në për të zhvilluar armë të reja, transmeton KosovaPress.

Marrëveshja ndalon SHBA dhe Rusia të posedojnë, prodhojnë dhe të testojnë raketa tokësore në rangun 500 deri në 5,500 kilometra.