Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja paralajmëron shtetasit e saj që të mos ecin të vetëm në Irlandë

Ambasada amerikane në Dublin ka këshilluar vizitorët në Irlandë që të shmangin ecjen vetëm dhe të mbajnë “profil të ulët” pas një sulmi ndaj një turisti nga New Yorku.

Alarmi i ambasadës nxiti vizitorët amerikanë “të ushtrojnë praktika të mira personale për siguri” që të jenë të vëmendshëm për atë çka ndodh rreth tyre.

“Shmangni ecjen vetëm, nëse është e mundur, posaçërisht gjatë natës. Mos vishni ose shfaqni stoli të shtrenjta ose ora dhe shmangni mbajtjen me vete të sasisë së madhe të parave. Shmangni vendosjen e pasaportave, parave, telefonave ose gjërave tjera me vlerë në xhepa ose tavolina në vende publike”, ka paralajmëruar ambasada.

Këshilla të tjera përfshijnë: “Shmangni shikimin në telefon derisa ecni në zona publike. Kufizoni përdorimin e dëgjueseve kur jeni në publik. Jeni të kujdesshëm me konsumimin e alkoolit. Mbani profil të ulët”, raportoi Guardian. 

Paralajmërimet vijnë pas sulmit që la Stephen Termini, 57 vjeç, me lëndime serioze. Një grup të rinjsh sulmuan amerikanin në Dublin.