Sistemi shëndetësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u përballur me mungesë të madhe të gjakut në kohën kur varianti Omicron ka pamundësuar mbledhjen e dozave të gjakut nëpër vende të punës dhe kolegje. Kryqi i Kuq amerikan, i cili siguron 40 për qind të dozave të gjakut, ka bërë të ditur se niveli i rezervave të gjakut është shumë i rrezikshëm.
Kjo do të thotë se disa spitale duhet të shtyjnë ndërhyrjet kirurgjike sepse nuk kanë gjak të mjaftueshëm. Agjencitë për mbledhjen e gjakut dhe spitalet kanë deklaruar se kjo është mungesa më e madhe në dhjetë vjetët e fundit. Që prej fillimit të pandemisë, dhurimi i gjakut ka rënë për dhjetë për qind. Kryqi i Kuq që varet nga tubimi i gjakut të punëtorëve dhe studentëve ka thënë se për shkak të pandemisë është dashur t’i anulojë ditët e dhurimit të gjakut.
Studentët e kolegjeve përbënin 25 për qind të dhuruesve në vitin 2019, ndërkaq në vitin 2021 ishin vetëm dhjetë për qind. Që prej përhapjes së Omicronit, dhuruesit e gjakut kanë qëndruar në shtëpi ose janë infektuar me Covid-19. Kriza ka filluar në janar dhe pritet të zgjasë për disa muaj.