Bisedimet e së martës mes Rusisë dhe Ukrainës sollën optimizëm për paqe, pasi rusët raportohet se hoqën dorë nga kërkesat e tyre kryesore, shkruan Sky News.
Rusia do të ulë në mënyrë drastike aktivitetin e saj ushtarak në Kiev dhe Chernihiv, ndërsa burimet e Financial Times kanë thënë se Vladimir Putini po anulon planet për ndryshimin e regjimit në Ukrainë.
Megjithatë, këtyre zhvillimeve nuk po i besojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja nuk ka parë shenja të seriozitetit të vërtetë nga Rusia.
“Ka një ndryshim midis asaj që thotë Rusia dhe asaj që bën. SHBA-ja është e fokusuar në këtë të fundit”, ka thënë Blinken.
Perëndimit ka qenë kryesisht skeptik ndaj premtimeve ruse, duke përfshirë edhe marrëveshjen për armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e civilëve.
-
Kremlini hedh poshtë raportet se po punon me SHBA-në fshehurazi për paqen në Ukrainë
-
Blinken shpreson që ofensiva ukrainase do të detyrojë Putinin të negociojë
-
SHBA-ja thotë se Rusia po e humb luftën
-
Perëndimi s’i beson tërheqjes së Putinit, Zelensky: Ukrainasit s’janë naivë
-
Rusia nis tërheqjen e disa trupave rreth Kievit