Pentagoni nuk beson se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron ta luftojë aleancën e NATO-s, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, të mërkurën, raportoi Sky News.
"Ndërsa shikoni llogaritjet e Putinit, pikëpamja ime është se Rusia nuk dëshiron ta luftojë aleancën e NATO-s”, ka thënë Austin.
Deklarata e tij vjen në kohën kur Rusia vazhdon përpjekjet për t’i arritur qëllimet e saj në Ukrainë, tre muaj pasi ka nisur pushtimin e këtij shteti dhe ka lëvizur edhe drejt kryeqytetit të tij.
Tani Moska i ka rifokusuar përpjekjet e saj në lindje dhe në jug të Ukrainës, mirëpo sipas raporteve ndërkombëtare, është duke bërë përparim minimal në këtë drejtim.
Artikuj të ngjashëm