Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij në një luftë në Ukrainë.
Ai tha se qëllimi i Amerikës ishte të përdorte një konfrontim si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Putin tha gjithashtu se SHBA-ja po injoronte shqetësimet e Rusisë në lidhje me zgjerimin evropian të NATO-s - aleancës ushtarake perëndimore.
SHBA dhe aleatët e saj akuzojnë Rusinë se planifikon të pushtojë Ukrainën, diçka që Rusia e ka mohuar vazhdimisht.
Të martën, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shkroi në Twitter se SHBA-ja ishte "e angazhuar për të parandaluar një konflikt që nuk është në interesin e askujt".
Ndërkohë, gazeta spanjolle El Pais ka publikuar ato që ajo thotë se janë dokumente konfidenciale që SHBA-së dhe NATO-së i dërguan Rusisë javën e kaluar - duke përfshirë ofertat e bisedimeve për reduktimin e armëve bërthamore dhe masat e ndërtimit të besimit në këmbim të uljes së tensioneve mbi Ukrainën.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Putin: SHBA-ja po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Putini mund të kushtëzojë fundin e luftës në Ukrainë me ndaljen e zgjerimit të NATO-s
-
Putini akuzon Perëndimin se po e shtyn Rusinë drejt "vijave të kuqe"