Ka nisur dërgimi i trupave ushtarake amerikane në Evropë. Kjo lëvizje erdhi me vendim të presidentit Joe Biden.
Rreth dymijë trupa do të shkojnë në Poloni e Gjermani, ndërsa rreth njëmijë në Rumani.
Sekretari për media i Pentagonit, John Kirby tha se forcat amerikane që do të vendosen së shpejti për t’i forcuar pozicionet mbrojtëse të SHBA-së dhe aleatëve.
"Ne jemi gati të shkojmë dhe të mbështesim çdo gjë që kombi ka nevojë," ka deklaruar në anën tjetër nënkoloneli i ushtrisë amerikane, Brad Jordan.
Trupat ushtarake amerikane po vendosen në Evropë pas tensioneve të krijuara mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo e fundit thuhet se ka për qëllim ta pushtojë Ukrainën, derisa shtetet perëndimore i kanë dalë pro Ukrainës.
-
Trumpi njofton se SHBA-ja do të dërgojë 5 mijë trupa në Poloni
-
Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa
-
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?
-
Gjermania thotë se tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme
-
Dy zyrtarë të Senatit shprehin shqetësim për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania