Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ndihmon amerikanët me pakon prej 900 miliardë dollarësh

kongres

Kongresi amerikan e ka aprovuar pakon e ndihmës së rimëkëmbjes ekonomike në kohë pandemie në vlerë prej 900 miliardë dollarësh amerikan pas disa muajsh me përplasje politike ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, ka raportuar BBC-ja.

Senatorët e kanë aprovuar ligjin e mbështetjes në orët e vona të së hënës, sipas kohës lokale amerikane, por shumë shpejt ka kaluar edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pakoja përfshin mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për shumë amerikanë dhe përkrahje për bizneset. Në të përfshihen edhe programe të mbështetjes për të gjithë ata që kanë mbetur pa vende pune shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Donald Trump pritet ta nënshkruajë së shpejti pakon për ta fuqizuar menjëherë. Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, e ka mirëpritur aprovimin e pakos, duke thënë se Kongresi duhet të përfshihet në punën për përkrahjen e planit të ndihmës kundër pandemisë COVID-19.

Artikuj të ngjashëm