Senati ka kaluar projektligjin prej 1.9 trilion dollarësh që ka për qëllim ndihmën e amerikanëve të prekur nga koronavirusi.
Votat kanë qenë 50 me 49 dhe tash projektligji pritet të kthehet sërish në Dhomën e Përfaqësuesve për votim përfundimtar para se presidenti Joe Biden ta nënshkruaj dhe të shpallet si ligj, shkruan CNN.
Demokratët janë përballur me presion për të qëndruar të bashkuar që ta kalojnë atë para 14 marsit. Demokratët e lanë të hapur votimin në Senat për 11 orë e 50 minuta, që është koha më e gjatë në historinë e Senatit, derisa arriti në votimin përfundimtar.
Pakoja afër 2 trilion dollarësh përfshinë ndihma financiare për amerikanët, për shtetet e qytetet, shkollat, bizneset e vogla dhe për shpërndarjen e vaksinave.
-
Miratohet pakoja stimuluese në SHBA për të ndihmuar amerikanët e prekur nga koronavirusi
-
Kongresi Amerikan pritet ta miratojë sot pakon e ndihmës financiare prej 1.9 trilion dollarësh
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton pagesat 2000 dollarëshe për amerikanët
-
SHBA-ja ndihmon amerikanët me pakon prej 900 miliardë dollarësh
-
Kongresi Amerikan finalizon paketën 900 miliardë dollarësh për të ndihmuar ekonominë