Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kongresi Amerikan pritet ta miratojë sot pakon e ndihmës financiare prej 1.9 trilion dollarësh

Masa e lehtësimit në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh e cila pritet të ndihmojë qytetarët amerikanë të prekur nga pandemia me COVID-19 pritet të miratohet shumë shpejtë edhe në Kongresin Amerikan.

Shtëpia e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratikët pritet të aprovojë planin e ndihmës ekonomike në votimin që ka nisur sot, pavarësisht mungesës se përkrahjes nga republikanët, shkruan BBC.

Pasi është miratuar paraprakisht në Senat, pakoja e ndihmës do të rikthehej në tavolinën e presidentit Biden për tu nënshkruar si ligj.

Kjo pako pritet të jetë një fitore e madhe legjislative për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden.

Pakoja e propozuar nga Biden ka për synim që të rrisë numrin e vaksinimit dhe testimeve kundër sëmundjes COVID-19 dhe të stabilizojë ekonominë.

Edhe Miratohet pakoja stimuluese në SHBA për të ndihmuar amerikanët e prekur nga koronavirusi Botë Miratohet pakoja stimuluese në SHBA për të ndihmuar amerikanët e prekur nga koronavirusi

Ky projektligj parasheh ndihmë emergjente financiare për ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe qeveritë shtetërore.

Presidenti Biden e ka quajtur këtë projektligj si "Plani për Shpëtimin e amerikanëve", por republikanët thonë se ky projektligj është i mbushur me prioritetet e demokratëve, që nuk janë të lidhura me pandeminë.