Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit është e hapur

Ngushtica e Hormuzit

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin se Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pavarësisht se Irani ka deklaruar se e ka mbyllur këtë rrugë ujore, pas rifillimit të sulmeve.

Përplasjes, të cilat u përshkallëzuan sërish këtë javë, vazhduan të shtunën pasi SHBA-ja njoftoi se kishte goditur mbi 140 objektiva në mbarë Iranin.

Sulmet ishin përgjigje ndaj forcave iraniane, të cilat goditen një anije që po kalonte përmes ngushticës, duke pretenduar se ajo po përdorte një rrugë të paautorizuar.

Irani ka qenë duke u përpjekur të ushtrojë kontroll mbi këtë rrugë strategjike ujore dhe, herët të dielën, deklaroi se ajo është mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) gjithashtu ndërmorën sulme të gjera ndaj bazave amerikane dhe aleatëve të SHBA-së në të gjithë rajonin të dielën, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Edhe SHBA-ja kryen sulme të reja ndërsa Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë 13 o. më parë SHBA-ja kryen sulme të reja ndërsa Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Sipas IRGC-së, është goditur një bazë amerikane në Jordani, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Katari, Kuvajti, Omani dhe Bahrejni deklaruan se kishin zmbrapsur raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani.

Katari, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet për armëpushim, nuk ishte sulmuar që nga prilli, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ishin sulmuar që nga maji.