Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar deri më tani me mbi 198 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19, ndërkohë që ka shpërndarë mbi 255 milionë doza të tjera, ka bërë të ditur rë enjten, Qendra për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim.
Bëhet fjalë për vaksinat amerikane Moderna, Pfizer/BioNTexh dhe Johnson & Johnson.
Ndërkohë, të martën, Agjencia Federale e Shëndetit kanë rekomanduar pauzim në përdorimin e vaksinës J&J për pak ditë pasi gjashtë gra nën moshën 50-vjeçare kishin pësuar mpiksje të gjakut pasi kishin marrë këtë vaksinë.
Sipas agjencisë, deri më tani mbi 125 milionë banorë amerikanë e kanë pranuar të paktën një dozë derisa mbi 78 milionë janë vaksinuar plotësisht.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja ka administruar 90.35 milionë doza të vaksinës anti-Covid
-
SHBA-ja do të dhurojë edhe 500 milionë doza të vaksinës anti-COVID
-
Pesë ditët e fundit u administruan mbi 103.000 vaksina
-
Mbi 4,76 miliardë doza vaksinash antiCOVID-19 të injektuara në mbarë botën
-
Në Kosovë janë administruar mbi 500 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19