Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ia lëshon vizën Lavrovit

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe një numër anëtarësh të delegacionit që ai drejton janë pajisur me viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan Reuters.

“Lavrovit dhe një numri të madh anëtarësh të delegacionit iu dha viza”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Moska ka kërkuar viza për 56 persona, sipas letrës së ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzya, të datës 2 shtator drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Antonio Guterres. Një burim diplomatik rus tha të martën se Shtetet e Bashkuara kanë miratuar 24 viza.

Në letrën e tij, Nebenzya deklaroi gjithashtu se ekuipazhi i fluturimit të avionit të Lavrovit nuk ka marrë viza.

Sipas "marrëveshjes së selisë" të OKB-së të vitit 1947, Shteteve të Bashkuara përgjithësisht u kërkohet të lejojnë hyrjen e diplomatëve të huaj në Kombet e Bashkuara, por Uashingtoni pretendon se mund të refuzojë vizat për arsye sigurie, terrorizmi dhe politikë të jashtme.

Kombet e Bashkuara thanë në fillim të këtij muaji se po bisedonin me Shtetet e Bashkuara për vizat ruse.

Edhe SHBA-ja ia bllokon pjesëmarrjen në sesionin e OKB-së liderit palestinez Botë 10 muaj më parë SHBA-ja ia bllokon pjesëmarrjen në sesionin e OKB-së liderit palestinez

Ministria pret lëshimin e vizave për anëtarët e tjerë të delegacionit si dhe zgjidhjen e shpejtë të çështjeve logjistike, duke pasur parasysh se kufizimet për shkak të sanksioneve.

Rusia prej javësh ka kritikuar SHBA-në për mosdhënien e vizave për anëtarët e delegacionit rus për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Takimi i nivelit të lartë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së fillon më 20 shtator.