Punëdhënësit amerikanë kanë punësuar më pak njerëz sesa që ishte pritur gjatë muajit të kaluar, me gjithë miratimin e pakos së madhe për stimulimin ekonomik nga ana e Qeverisë.
Byroja amerikane e Statistikave të Punës ka bërë të ditur se vetëm 266 mijë vende pune janë hapur gjatë prillit.
Ekonomistët kishin parashikuar gjenerimin e të paktën 900 mijë deri në dy milionë vendeve të reja të punës.
Byroja ka njoftuar gjithashtu se shkalla e papunësisë gjatë prill ishte 6.1 për qind.
Në total, 9.8 milionë njerëz kanë mbetur pa vende pune.
Në shkurt të 2020-s, para se të niste zbatimi i masave të izolimit shkaku i koronavirusit, 5.7 milionë amerikanë ishin të papunë.
Në mars, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kishte miratuar pakon enorme të stimulimit ekonomike, me vlerë prej 1.9 bilion dollarësh.