SHBA-ja ka nisur një operacion pastrimi shumë-milion dollarësh në një bazë ajrore në Vietnam. Kjo bazë përdorej për ta ruajtur agjentin famëkeq kimik të quajtur ‘Portokalli’.
Programi dhjetëvjeçar, i zbuluar më shumë se katër dekada pas përfundimit të Luftës së Vietnamit, do të kushtojë 183 milionë dollarë, transmeton KTV. Vendi në aeroportin Bien Hoa konsiderohet më i ndoturi në Vietnam.
Agjenti ‘Portokalli’ u përdor nga forcat amerikane për t’i shkatërruar xhunglat dhe për t’i zbuluar vendet e fshehta të armikut.
Agjenti kimik përmbante dioksinë, e cila është një nga kimikatet më toksike të njohura dhe ka qenë e lidhur me normat e rritura të kancerit dhe defekteve të lindjes.
Miliona vietnamezë janë prekur nga ky agjent, përfshirë 150,000 fëmijë të lindur me probleme shëndetësore.