Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria do që aksioni për pastrimin e Kosovës të jetë i qëndrueshëm

Në secilin aksion ky vend në lagjen Dragodan të kryeqytetit pastrohet nga mbeturinat.

Por, i pastruar mbetet vetëm për një kohë të shkurtër, pasi që sërish kthehet në gjendjen e mëparshme e mbuluar nga mbeturinat.

Këtë gjendje alarmante të mjedisit Qeveria po synon ta përmirësojë në tërësi brenda tre muajsh.

Task-forca e formuar pas vendimit të kryeministrit për këtë çështje ka mbajtur takimin e parë, ku u tha se nga 15 shtatori do të nisë aksioni për pastrimin e Kosovës.

Për këta tre muaj sa do të zgjasë aksioni, do të punësohen një mijë punëtorë sezonalë me pagë mesatare, të cilët do të përzgjidhen nga Ministria e Punës.

Nga zyra e kryeministrit, Donjeta Gashi tha se aksioni do të ketë edhe masa të tjera, që do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të tij.

Edhe Nga 15 shtatori aksion 3 mujor për pastrimin e Kosovës Arbëri Nga 15 shtatori aksion 3 mujor për pastrimin e Kosovës

Aksionit do t’i bashkëngjiten edhe vullnetarë nga Shoqëria Civile.

Ndërkaq, ky aksion për pastrimin e mjedisit do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 700 mijë euro, ndonëse ende nuk është i definuar.

Komunat të cilat do të tregohen të suksesshme, Ministria do t’i shpërblejë me mjete financiare për projekte të ndryshme mjedisore.