Ambasada e Amerikës në Prishtinë sot ka njoftuar se SHBA ka zotuar edhe pesë milionë dollarë për pastrimin e mbetjeve të municioneve kasetore dhe të mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës (ERW) në Kosovë.
I paraparë të zbatohet brenda katër vjetëve (2020-2023), sipas njoftimit, ky program pritet t’ia kthejë popullit të Kosovës së paku 4,298,442 metra katrorë tokë të rrezikshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është kontributi i vetëm më i madh i financimit për shkatërrimin e armëve konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë që kur SHBA-ja filloi programin e saj në Kosovë në vitin 1996. Ky kontribut do t’i adresojë vendet me ndikim të lartë që janë të kontaminuara me municione kasetore dhe ERW, duke ua kthyer përfundimisht tokën e kontaminuar me mbetje të minave tokësore autoriteteve për ta adresuar me kapacitetin e tyre kombëtar”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, prej vitit 1996 deri në vitin 2019, programi i SHBA-së për shkatërrim të armëve konvencionale ka investuar më shumë se 9,7 milionë dollarë në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për ta adresuar trashëgiminë e municioneve kasetore dhe ERW.
“Nga tetori i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara kanë mundësuar që popullit të Kosovës t’i kthehen 3,254,566 metra katrorë tokë. Deri në fund të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara do të kenë kontribuar në kthimin e së paku 4,288,561 metrave katrorë tokë që nga tetori i vitit 2016. Programi i Shteteve të Bashkuara për armë konvencionale në Kosovë zbatohet nga HALO Trust [TrusTit HALO] dhe Norwegian People’s Aid [Ndihma e Popullit Norvegjez] (NPA) me mbështetje të Qendrës së Kosovës për Veprim ndaj Minave”, thuhet tutje në njoftim.