Gjeorgjia është paralajmëruar nga qeveria amerikane që të mos bëhet kundërshtare e Perëndimit duke rënë në një linjë me Moskën, ndërsa parlamenti i saj u sfidua me protesta masive për shkak të ligjit kontrovers të njohur si “ligji i Rusisë”.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, ka thënë se frikësohet se kalimi i ligjit për “agjentët e huaj” nga parlamenti gjeorgjian mund të jetë një pikë kthese në historinë e trazuar ish-sovjetik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoO’Brien ka sugjeruar se fondet e SHBA-së mund të tërhiqen së shpejti, nëse qeveria e Gjeorgjisë radhitet me Rusinë.
Miliarda dollarë janë shpenzuar nga SHBA-ja për rindërtimin e Gjeorgjisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe qindra miliona të tjerë janë planifikuar për ekonominë dhe ushtrinë e vendit, ka shtuar ai.
“E gjithë kjo do të kthehet në rishikim nëse ne tani referohemi si kundërshtarë dhe jopartner”, ka thënë O’Brien.
Zyrtari amerikan ka folur ndërsa ligji është mbështetur nga 84 deputetë, e mijëra protestues kanë dalë rrugëve të kryeqytetit.