Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Gjeorgji

Policia gjeorgjiane shpërndan me forcë protestuesit në Tbilisi

Protesta Gjeorgji , Tbilisi

Foto: Associated Press

Policia gjeorgjiane përdori forcë mëngjesin e 13 majit për të shpërndarë mijëra protestues që zhvilluan protestë paqësore gjatë natës jashtë Parlamentit kundër projektligjit për “agjentët e huaj”.

Më 13 maj, ligjvënësit pritet të debatojnë dhe të votojnë në lexim të tretë – dhe përfundimtar – projektligjin kundërthënës për “agjentët e huaj”, legjislacion që është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët, pasi është i ngjashëm me legjislacionin rus.

Videot e incizuara nga Radio Evropa e Lirë tregojnë policë të maskuar duke rrahur një protestues, i cili ishte rrëzuar, para se ta arrestonin.

Për javë të tëra, dhjetëra mijëra persona kanë protestuar kundër projektligjit për “agjentët e huaj” që është prezantuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Projektligji kundërthënës kërkon që organizatat mediale dhe organizatat joqeveritare të regjistrohen tek autoritetet si organizata që “ndjekin interesat e një fuqie të huaj”, nëse ato marrin më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë.

Edhe Gjeorgjia sot voton për “agjentët e huaj”, paralajmërohet protestë masive Botë Gjeorgjia sot voton për “agjentët e huaj”, paralajmërohet protestë masive

Legjislacioni pritet të kalojë në lexim të tretë më 13 maj, teksa Ëndrra Gjeorgjiane ka votat e mjaftueshme që të përmbysë veton e premtuar nga presidentja e Gjeorgjis;, Salome Zurabishvili.

Edhe vitin e kaluar, Gjeorgjia kishte prezantuar një legjislacion të ngjashëm, i cili ishte tërhequr nga Ëndrra Gjeorgjiane pas protestave masive./REL