Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar arritjen e një marrëveshjeje me Iranin për shkëmbimin e pengjeve në këmbim të lëshimit të fondeve të ngrirja iraniane me vlerë prej 7 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme iraniane ka bërë të ditur se raporti televiziv për shkëmbimin e pengjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të konfirmohet, teksa përplasjet politike ndërmjet dy vendeve janë thelluar.
Zëdhënësi i ministrisë ka njoftuar se raporti nuk mund të konfirmohet dhe se çështja për pengjet është duke u rishikuar nga të dyja palët.
Transmetuesi shtetëror i Iranit kishte cituar të dielën një burim anonim teksa kishte thënë se katër të burgosur iranianë të mbajtur nga SHBA-ja për shmangie të sanksioneve, do të shkëmbehen me katër individë të shtetësisë së dyfishtë amerikano-iraniane.
-
Mediat iraniane raportojnë për mospajtime në “një ose dy” pika të marrëveshjes me SHBA-në
-
Raportohet se SHBA-ja ra dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Iranit, Washingtoni e mohon
-
Irani raportohet se e ka refuzuar propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh
-
Lehtësim i sanksioneve amerikane për Iranin mes mospajtimeve për programin bërthamor
-
Miliardat që Irani mund të fitojë nga marrëveshja me SHBA-në