Njëri prej vëllezërve të famshëm ‘Arellano Feliks’, është deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Meksikë pas vuajtjes prej pesëmbëdhjetë vjetësh të dënimit me burgim, por ai menjëherë është riarrestuar me të arritur në vendlindje.
Prokurorët meksikanë kanë thënë se Eduardo Arellano Feliks u është dorëzuar autoriteteve federale të Meksikës në pikën kufitare Matamoros, në kufi me Teksasin. Ai akuzohet për krim të organizuar dhe trafikim të drogës në Meksikë, raportojnë mediat e huaja.
Ai ishte një prej vëllezërve Feliks që kishin themeluar kartelin ‘Arellano Feliks’ në Tihuana në Meksikë. Karteli ia kishte dalë të trafikonte qindra tonelata kokainë e marihuanë nga Meksika dhe Kolumbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.