Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-ministri meksikan i Sigurisë dënohet për trafikim droge

Një ish-ministër i sigurisë meksikane është dënuar të martën për trafikim droge, raportoi BBC-ja.

Genaro Garcia Luna, i cili më parë luftonte në Meksikë kundër drogës, është shpallur fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa.

Garcia Luna, i cili u arrestua në shtetin e Teksasit në vitin 2019, ishte deklaruar i pafajshëm.

54-vjeçari mund të përballet me 10 vite burg për akuzat.

Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-javor në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Brooklyn, Nju Jork.

Edhe SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin famëkeq të kartelit meksikan të drogës Botë SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin famëkeq të kartelit meksikan të drogës

Prokurorët pretendojnë se ish-kreu i ekuivalentit meksikan të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së ka pranuar miliona dollarë të mbushura në çanta dhe të dorëzuara nga anëtarët e kartelit.

Ai është zyrtari më i lartë meksikan që është gjykuar ndonjëherë në SHBA për akuzat e trafikut të drogës.