Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja do të emërojë gjeneral special për ta ndihmuar Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbledhin departamentet ushtarake për t’i dalë në ndihmë Ukrainës nëpërmjet një misioni të vetëm. Siç raportoi BBC-ja të enjten, SHBA-ja do ta formojë një operacion për t’i trajnuar ushtarët ukrainas në përdorimin e armëve të rënda, sigurimin e armëve dhe përdorimin e hetimeve inteligjente.

Operacioni do t’i besohet një gjenerali specifik, që do të emërohet në javët e ardhshme, njoftoi Pentagoni, por që emërtimi i operacionit sipas BBC-së, përmban pasoja ligjore.

“Së pari, emërtimi është njohje formale nga Uashingtoni se ushtria amerikane po merr pjesë në operacione specifike luftarake – edhe nëse ushtria nuk lufton në asnjërën anë, por vetëm stërvit ushtrinë, siguron armë dhe të dhëna”, shkruan BBC-ja.

Tutje, Kongresi mund të fillojë të ndajë fonde afatgjata, të dedikuara nga aleatët si dhe t’i vonojë pagesat ndaj ushtarakëve.

“Së treti, vetëm në kuadër të operacionit ‘të emërtuar’ mund të përfshihen disa pagesa speciale për shërbim apo shpërblime për ushtarakët pjesëmarrës”, thuhet tutje në artikullin e BBC-së.