Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se SHBA-ja po dërgon rreth 54 milionë dollarë ndihmë humanitare në Ukrainë për të ndihmuar ata që janë prekur nga sulmi rus.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën, Blinken tha se fondet do të shkojnë për organizatat ndërkombëtare humanitare për të ofruar ushqim, ujë, strehim dhe kujdes shëndetësor për ukrainasit në nevojë dhe për të ndihmuar në ribashkimin e familjeve që janë ndarë mes sulmeve të Rusisë, raporton CNN.
"Shtetet e Bashkuara përgëzojnë mikpritjen e vendeve fqinje në rajon që presin ukrainasit që ikin dhe ne po angazhohemi diplomatikisht për të mbështetur përpjekjet e tyre për të mbajtur kufijtë e tyre të hapur dhe për të ndihmuar ata që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare. Ashtu si me çdo situatë refugjatësh, ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar t'u përgjigjet nevojave të atyre që kërkojnë mbrojtje në një mënyrë në përputhje me parimin e moskthimit dhe detyrimet tona të përbashkëta sipas ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Blinken.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar rreth 405 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën që kur Rusia pushtoi për herë të parë Ukrainën në vitin 2014, sipas njoftimit për shtyp.
-
SHBA-ja ofron 1.3 miliardë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën
-
SHBA ofron rreth 500 milionë dollarë ndihma tjera për Ukrainën
-
SHBA-ja jep rreth 368 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën
-
Bideni do të ndajë ndihma për Ukrainën që ajo të luftojë edhe vitin tjetër, thotë Blinken
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë