Kompania farmaceutike CVS ka tërhequr nga tregu ilaçin kundër thartirës në lukth, pasi po hetohet për lidhje të mundshme me sëmundjen e kancerit.
Ky vendim i kompanisë amerikane vjen pasi një numër shtetesh nëpër botë kanë vërejtur ndotje të madhe në barin Zantac, transmeton KTV. Kanadaja dhe Franca tashmë e kanë tërhequr nga tregu këtë lloj të medikamentit dhe këtë rast është duke e hetuar SHBA-ja me Bashkimin Evropian.
Autoritetet mjekësore kanë thënë se pacientët nuk janë në rrezik të menjëhershëm, por këshilluan që të konsultohen me doktorin para se të konsumojnë ilaçe tjera që janë zëvendësim i ranitidinës.
Administrata Amerikane për Ushqim dhe Drogë, më 13 shtator zbuloi se ilaçi kundër thartirës në lukth përmbante nitro-sodi- methalamine, substancë që mund ta shkaktojë kancerin.
-
A mund të shkaktojnë kancer zbutësit e rrobave dhe fletët për tharësen e rrobave?
-
Studimet tregojnë se aspirina mund të ulë rrezikun nga disa lloje kanceri
-
“Nestle” tërheq nga tregu disa produkte të qumështit formulë për bebe
-
Një sasi e qumështit “Aptamil” tërhiqet nga tregu pas pranisë së një bakterie
-
SHBA-ja do të legalizojë përbërësin që evropianët e përdorin prej kohësh për mbrojtje nga dielli