Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja bllokon Kombet e Bashkuara shkaku i Gazës

SHBA-ja ka bllokuar draft-deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përmes të cilës kërkohet përmbajtje në Gaza, njoftuan burime diplomatike.

Uashingtoni zyrtar ka kërkuar hetime për përleshjet me ushtrinë izraelite pas vdekjes së 16 palestinezëve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteress, nga ana e tij kërkoi hetime të pavarura dhe transparente për përleshjet në rripin e Gazës, të cilat shpërthyen të premten gjatë demonstratave të palestinezëve jo shumë larg nga kufiri me Izraelin, transmeton KP.

Drafti i deklaratës është propozuar nga Kuvajti në emër të anëtarëve të KS të OKB-së, përmes të cilës kërkohet përmbajtje nga dhuna dhe hetime.

Në këtë draft përmendet e drejta e palestinezëve për të protestuar qetë.