Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rezoluta e SHBA-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza, së shpejti në votim në OKB

Rezoluta e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Gazën, mund të hidhet në votim këtë jacë, ka thënë për CNN një diplomat i afërt me çështjen.

Rezoluta, në të cilën SHBA-ja ka qenë duke punuar për javë, thërret për “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, e po ashtu lirimin e të gjitha pengjeve izraelite”.

Diplomati ka thënë se po punohet që të bëhet i mundur kalimi i rezolutës, ndonëse Rusia ka kërcënuar më parë me veto.

Rezoluta e SHBA-së vjen pasi ajo vetë i bllokoi shumë rezoluta të mëparshme që bënin thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të mërkurën se shpreson shumë që shtetet do ta mbështesin rezolutën amerikane.

Edhe SHBA-ja për herë të gjashtë përdor veton kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza Botë SHBA-ja për herë të gjashtë përdor veton kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza

“Mendoj se ajo do të përçonte një mesazh të fortë, një sinjal të fortë”, ka thënë Blinken.

Ai ka shtuar se SHBA-ja qëndron me Izraelin dhe të drejtat e tij që ta mbrojë vetën, për t’u siguruar që ajo që ka ndodhur më 7 tetor të mos përsëritet kurrë dhe që civilët të mos preken.