Një grabitës në Huston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vra nga një klient brenda restorantit të enjten në mbrëmje, sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë së Houstonit, raporton "ABC".
Sipas Policisë, një person i armatosur hyri me maskë brenda restorantit, duke kërkuar para nga klientët. Teksa ai po largohej, njëri prej klientëve qëlloi grabitësin.
Ngjarja është kapur nga kamerat e restorantit.
Policia po e kërkon klientin që la të vdekur grabitësin. Ai po kërkohet për t’u marrë në pyetje.
I dyshuari që shtiu mbi grabitësin pasi kreu vrasjen, ua ktheu paratë të gjithë klientëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet një 44-vjeçar shqiptar në SHBA
-
Vritet një shqiptar i Kosovës në Brooklyn pasi u sulmua nga hajduti që po përpiqej ta ndalonte
-
Shfaqet videoja që tregon sulmuesin e Trumpit në një çati
-
Sulm në një market në Arkansas, tre të vdekur
-
Sulm me armë në SHBA, të paktën një i vdekur dhe 24 të plagosur