Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sfida e Francës për ndalimin e “certifikatave të virgjërisë”

Në një fjalim të 18 shkurtit, presidenti francez, Emmanuel Macron, në fushatën e tij kundër asaj që e quan “separatizëm islamik”, preku edhe çështjen e “certifikatave të virgjërisë”.

“Në Republikë askush nuk mund të kërkojë certifikata të virgjërisë për t’u martuar”, është shprehur ai.

Në mbarë botën, “certifikatat e virgjërisë” mund të lëshohen pas konfirmimit të mjekut se himeni i pacientes nuk është prekur, dhe nganjëherë përdoret si parakusht për martesë.

Disa grupe, sipas besimit ose kulturës së tyre, u kërkojnë grave dhe vajzave që të jenë “të pastra” para se të martohen dhe i kërkojnë këto teste si “prova”.

E lejuar në SHBA

Edhe Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë 4 d. më parë Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Kjo praktikë është ndaluar në vendet, si Bangladeshi, por legale në vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se “testimi” i tillë është joshkencor, shkel të drejtat njerëzore dhe se mund të ketë pasoja të dëmshme për ata që e kryejnë.

Mjekët francezë dhe feministët myslimanë janë kundër kësaj praktike, por disa syresh kanë argumentuar kundër ndalesës, duke theksuar se dëmton gratë, ndërkaq të tjerët i kanë sugjeruar Macronit dhe administratës së tij që ta politizojë çështjen.

Më 6 shtator, ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Damanin, ka thënë se në një intervistë me “La Parisien” se ligji i ardhshëm i Macronit kundër separatizmit, që pritet të debatohet muajin e ardhshëm në Parlament, do të adresojë edhe çështjen e certifikatave të virgjërisë.

“Disa mjekë ende guxojnë të certifikojnë se një grua është e virgjër për të lejuar martesën fetare, pavarësisht dënimit të këtyre praktikave nga Këshilli i Rendit të Mjekëve. Ne, jo vetëm që do ta ndalojmë zyrtarisht, por propozojmë edhe penalizimin e saj”, është shprehur ai.

Rënie “kërkesash”

Ditën tjetër, ministrja Marlene Schiappa ka bërë të ditur edhe njëherë planin gjatë një interviste me RTI-në, duke i karakterizuar këto teste si “sulm serioz ndaj qytetarisë dhe dinjitetit të grave”.

Ministrja e Brendshme ka bërë të ditur muajin e kaluar se mjekët, të cilët kanë lëshuar certifikata të virgjërisë, do të përballen me dënim prej një viti burg dhe me një gjobë prej 15 mijë eurosh, shkruan në një raport të AFP-së.

Në kohën e botimit, ministrja e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë e Francës nuk u është përgjigjur kërkesave të “Al-Jazeeras” për komentim.

Ka pak informacione të qasshme për mbisundimin e praktikës në Francë, por disa mjekë kanë thënë në mënyrë anekdotale kanë thënë se ka pak kërkesa për certifikata të tilla.

Në një deklaratë të nënshkruar nga disa mjekë, administratorë dhe avokatë të tjerë të botuar në “Liberation” muajin e kaluar, është dënuar praktika si “barbare, e prapambetur dhe krejtësisht seksiste”, duke shtuar se “është për të ardhur mirë që jashtëzakonisht rrallë ka kërkesa prej pak pacientëve për këto certifikata”.

Edhe Ushtria amerikane do të testohet për mungesë testosteroni Botë 1 j. më parë Ushtria amerikane do të testohet për mungesë testosteroni

Megjithatë, nënshkruesit kanë thënë se lëshimi i këtyre certifikatave do të mund të ishte qenësore për ato që mund të përballeshin me dhunë nëse nuk do t’i kishin.

“Alibia” e mjekëve

“Çfarë do të duhej të trondiste opinionin nuk është se mjeku i shkruan këto certifikata pa ndonjë vlerë legale, porse më 2020 kërkesa e virgjërisë është ende e përhapur”, thuhet në deklaratën e shkruar.

Gjinekologia franceze, Ghada Hatem, ka thënë për “France Inter” se i kërkohen këto certifikata jo më shumë se tri herë në vit, por ka sugjeruar se dokumentet e tilla janë të nevojshme për gratë, të cilat mund të pësojnë e vuajnë nga dhuna që mund të përdoret kundër tyre nëse nuk ua paraqesin burrave.

Por, Israel Nisand, president i Kolegjit Kombëtar të Gjinekologëve Francezë, mbështet ndalesën dhe pretendimet se nuk ka më shumë se një kërkesë në muaj për certifikatë virgjërie. Ai ka thënë se thelbi i kësaj praktike është “patriarkati”.

Njëherësh, ANCIC, organizatë franceze e abortit, ka bërë të ditur në shtator se Schiappa dhe Darmain “kishin cak të gabuar pretendimin për penalizimin e profesionistëve të shëndetësisë”.

Politizimi i çështjes

Disa feministë dhe grupe antiraciste thonë se Qeveria po e politizon çështjen.

Në një deklaratë të shkruar për “Al-Jazeeran”, organizatë feministe myslimane “Lallab” ka dënuar praktikën si “seksiste dhe poshtëruese”, dhe ka sugjeruar se ka shtrirje të ulët në Francë.

Por ka shtuar: “Ne nuk e kuptojmë pse kjo çështje krejtësisht periferike është në krye të agjendës së politikës franceze në mbrojtje të të drejtave të grave”.

Nta Rajel, feminist nga diaspora veriafrikane, ka thënë: “vetë Darmain është subjekt i hetimeve për përdhunim, andaj fati i grave nuk është shqetësimi i tij”.

Edhe Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate Botë 1 j. më parë Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate

Në qershor, një rast kundër Darmainit më 2018 ishte rihapur kur një gjykatë parisiene e Apelit shpalli të pabaza hetimet pas akuzave për përdhunim të një gruaje. Darmaini pretendon se marrëdhënia ishte me konsensus.

Nta Rajel ka shtuar: “Është e qartë se ne duhet të luftojmë kundër kësaj lloj praktike, por jo me ndalim të certifikatave që ne do të ndihmojmë këdo, sepse tani është prania e këtyre certifikatave që ka ndihmuar gratë që kanë nevojë për to”, thuhet në deklaratë. “Si zakonisht, çështja e grave është shfrytëzuar për qëllime raciste”.