Qeveria franceze planifikon dënime me burg dhe gjoba për mjekët që ofrojnë të ashtuquajturat “vërtetime të virgjërisë” për martesat tradicionale fetare.
Këto dënime janë pjesë e një projekt-ligji që synon fuqizimin e vlerave shekullare të Francës dhe luftimit të asaj që presidenti i këtij shteti, Emmanuel Macron i quan “separatizëm islamik”, shkruan BBC, transmeton KOHA.
Megjithatë, grupi këshilldhënës francez, ANCIC ka thënë se ndalja e “testeve të virgjërisë” lyps më shumë punë rreth vetëdijësimit.
OKB-ja thotë se testet e tilla duhet të ndalen.
Ministri i Jashtëm francez thotë se ligji – që ende nuk është vënë në diskutim – propozon burgim në kohëzgjatje prej një viti dhe gjobë prej 15.000 eurosh për secilin profesionist mjekësor që lëshon vërtetim të tillë.
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate
-
Le Pen: Do të kandidoj për presidente të Francës
-
Franca dhe Britania do të mbajnë konferencë për Ngushticën e Hormuzit
-
Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç