Agjencia e Inteligjencës e Koresë së Jugut ka thënë se rreth 300 ushtarë verikoreanë janë vrarë dhe 2700 të tjerë janë plagosur duke luftuar me forcat ukrainase në rajonin rus Kursk. Është përfshirja e parë e Koresë së Veriut në një konflikt të shkallës së gjerë që nga Lufta Koreane (1950-1953), raporton agjencia “AP”.
Agjencia ka thënë se verikoreanët po e kanë të vështirë të adaptohen me dronët dhe armët tjera moderne. Po ashtu thuhet se ata janë në disavantazh shkaku i taktikave të vrazhda të komandantëve të tyre rusë, të cilët i kanë hedhur në sulm pa u ofrua mbështetje, ka thënë ligjvënësi koreano-jugor Lee Seong Kweun, që mori pjesë në takimin me inteligjencën.
Agjencia tha se në ditarët e gjetura tek ushtarët e vdekur të Koresë së Veriut, tregojnë se ushtarët ishin urdhëruar të kryenin vetëvrasje përpara se të kapeshin, tha Lee.
Po ashtu është treguar se një ushtar i Koresë së Veriut, duke u përballur me kërcënimin për t’u kapur nga forcat ukrainase, bërtiti “gjenerali Kim Jong Un” dhe u përpoq të shpërthente një granatë dore përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat ukrainase.
Ukraina ka njoftuar në fundjavë se ka kapur dy ushtarë verikoreanë në rajonin kufitar rus Kursk. Ushtarët e kapur nuk kanë shprehur vullnet të ikin në Kore të Jugut.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm t’i dorëzojë ushtarët te Koreja e Veriut nëse diktatori verikorean Kim Jong Un, aranzhon një shkëmbim me të burgosur lufte të Ukrainës që mbahen në Rusi.
-
Ushtarëve verikoreanë iu kërkohet të vrasin veten për të shmangur kapjen, thotë Koreja e Jugut
-
Të paktën 100 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë në Ukrainë, thotë Koreja e Jugut
-
Koreja e Veriut konfirmon dërgimin e trupave të saj në luftën në Ukrainë
-
Koreja e Veriut ka dërguar edhe 3,000 ushtarë në Rusi, sipas Seulit
-
Koreja e Veriut ka dërguar trupa të reja në Ukrainë, njofton Seuli zyrtar